Anti-korrupsioni për donacionet e BDI-së: Është shkelur ligji për financimin e partive politike

Maqedonia

Anti-korrupsioni për donacionet e BDI-së: Është shkelur ligji për financimin e partive politike

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 15:15
Foto ilustrim

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot ka mbajtur seancë në të cilën ka shqyrtuar disa pika, në mesin e të cilave edhe donacionet në partinë BDI.

Shemshi Salai, anëtari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), në seancën e sotme të 92-të të Komisionit, tha se punojnë një donacion në BDI, i cili ka qenë nga më i madh nga ajo që e ka lejuar ligji, ndërsa lënda, tha se është hapur me iniciativën e tyre në bazë të pyetjeve gazetareske.

Në bazë të raporteve që kanë marrë nga Enti Shtetëror për Revizion, është konstatuar shkelje e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike, pasi një person fizik ka dhuruar më shumë se sa është e lejuar me ligj. Sipas ligjit, shumat e donacioneve janë të rregulluara dhe partitë nuk mund të marrin më shumë se 60 paga mesatare neto nga personat juridikë dhe mbi 30 paga mesatare në vend nga personat fizikë.

Ata kanë marrë dokumentet e kërkuara dhe konfirmimin nga BDI se ndërkohë kanë konstatuar vetë tejkalimin dhe kanë marrë vendim që mjetet së bashku me fletpagesën janë kthyer.

“Po ashtu kanë konstatuar se kanë marrë një shumë më të madhe nga dy persona juridikë dhe kanë vendosur t’i kthejnë në korrik të vitit 2023″, tha Salai. Megjithatë, shkelja e nenit 16 të Ligjit për financimin e partive politike është bërë për shkak se paratë nuk janë kthyer menjëherë ose jo më vonë se 15 ditë pas dhurimit të tyre. Prandaj KSHPK-ja do të informojë ESHR-në dhe Ministrinë e Drejtësisë për këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat