Sarazzin: Të mos nënçmohet periudha kohore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Maqedonia

Sarazzin: Të mos nënçmohet periudha kohore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:30
Sarazzin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me të dërguarin special gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazzin. Në takim ishte e pranishme ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova.

Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Xhaferit, nga ana e tij u shpreh mirënjohje e veçantë për angazhimin personal të bashkëbiseduesit, si edhe për mbështetjen e përkushtuar dhe të vazhdueshme të Republikës Federale të Gjermanisë për realizimin e dy qëllimeve strategjike të RMV-së: Paraprakisht anëtarësimi në NATO dhe tani aktualisht, aderimi në anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

“U potencua bashkëpunimi dukshëm i theksuar parlamentar me Bundestagun gjerman në disa vitet e fundit në të gjitha nivelet, përfshirë edhe programi bursist IPS dhe projekti për sigurimin e pavarur parlamentar”.

“Kryetari Xhaferi informoi edhe për aktivitetet të cilat si vend i ndërmarrim në raport me obligimet nga anëtarësimi në NATO për mbështetjen e Ukrainës, si edhe për procesin aktual të fillimit të ndryshimit të Kushtetutës si parakusht i vetëm i cili duhet të rrumbullakohet për hapjen e krerëve të negocimit”.

I dërguari special Sarazzin, e përshëndeti bashkëpunimin e shkëlqyer me Bundestagun gjerman, sidomos këmbimin e përvojave për sigurimin parlamentar. Në kuadër të funksionit të vet, e ofroi ndihmën dhe mbështetjen për avancimin e procesit të eurointegrimeve, duke theksuar se Republika Federale Gjermane dëshiron që procesi i ndryshimeve kushtetuese të rrumbullakohet sa më shpejtë.

Duke e pasur parasysh mundësinë për hapjen e negociatave me Ukrainën në dhjetor të këtij viti, rreziku nga veçimi i vendit tonë nga vendet tjera, pa përmbushjen e kërkesave të duhura evropiane, është i paevitueshëm. Për këto arsye, me rëndësi është se si do të formulohet pyetja e nxjerrjes së ndryshimeve kushtetuese, por akoma më me rëndësi është mos nënçmohet periudha kohore për nxjerrjen e tyre. Vështrimi i tij është se është humbur shumë kohë në rajon, ndërsa dinamika aktuale në BE për përshpejtimin e procesit të zgjerimit nuk guxon të lëshohet”, thuhet në njoftim.

Në fund shtohet se të dy bashkëbiseduesit e përshëndetën bashkëpunimin e shkëlqyer në planin ekonomik dhe diasporën në Republikën Federale të Gjermanisë që paraqet një bazë të shkëlqyer për afrim dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat