Kovaçevski: Para nesh janë harmonizimi i qëndrimeve të partive politike për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Kovaçevski: Para nesh janë harmonizimi i qëndrimeve të partive politike për ndryshimet kushtetuese

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 18:49
Dimitar Kovaçevski

Ajo që është para nesh është harmonizimi i qëndrimeve të partive politike, sepse para nesh kemi një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, që është vazhdimi i integrimeve evropiane të shtetit, deklaroi sot nga Gjevgjelia kryeministri, Dimitar Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen se a është e mundur një marrëveshje me opozitën OBRM-PDUKM për ndryshimet kushtetuese.

Kovaçevski theksoi se votimi në Kuvendin e Maqedonisë do të thotë votim për sigurimin e së ardhmes evropiane të vendit dhe vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane, që varet nga ne.

“Më parë, nëse do të kishim veton nga jashtë, sot për herë të parë mund të vinte vetoja nga brenda shtetit. Megjithatë, le t’i lëmë hapësirë ​​procesit, që secili të shprehë pikëpamjet e tij dhe t’i modifikojë ato sipas interesave të veta dhe të qytetarëve, të cilët me një shumicë dërrmuese mbi 80 për qind duan të jetojnë në një shtet anëtar të BE-së”, theksoi Kovaçevski.

Në pyetjen se a është arritur marrëveshje me OBRM-PDUKM-në për votimin e amendamenteve kushtetuese, Kovaçevski u përgjigj shkurtë se lë hapësirë ​​për marrëveshje dhe që të gjithë t’i moderojnë qëndrimet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat