Ndalohen dy persona nga Kumanova, kapen duke vjedhur karburante

Maqedonia

Ndalohen dy persona nga Kumanova, kapen duke vjedhur karburante

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Dje rreth orës 21.00, në Mavrovë policia nga SPB Tetovë- Departamentit të Punëve të Brendshme Gostivar kanë ndaluar personat D.S.(52) dhe S.M.(55), të dy nga Kumanova.

Ata janë kapur duke vjedhur karburant nga rezervuarët e dy automjeteve të Ndërmarrjes Publike në të cilën edhe ishin edhe të punësuar.

Gjatë ndalimit tek ata u gjetën dhe u konfiskuan, 7 kazona plastike me karburant dhe dy zorrë gome.

Të dy janë mbajtur në Stacionin Policor të Gostivarit, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngriten parashtresat përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat