Geer: Ndryshimet e Кodit Penal po analizohen në Bruksel

Maqedonia

Geer: Ndryshimet e Кodit Penal po analizohen në Bruksel

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 18:00
David Geer

Ambasadori i Bashkimit Europian në RMV, David Geer, nuk ka pranuar të komentojë në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal që në mënyrë eksprese u bënë në Kuvend.

Ai shkurt tregoi se kjo çështje po analizohet në Bruksel, përfshirë edhe përdorimin e flamurit europian mbi ndryshimet ligjore, dhe se së shpejti do të ketë përgjigje për këto çështje.

“Mendoj se kjo për momentin po analizohet nga kolegët tanë në Bruksel dhe jam i sigurt se shumë shpejt do të ketë një përgjigje për këtë çështje”, tha Geer.

Ndërsa i pyetur për përdorimin e flamurit evropian në Kuvendin e RMV-së, ai tha se edhe për këtë do të ketë përgjigje.

“Për të dyja pyetjet jam i sigurt se do të ketë përgjigje së shpejti nga Bruskeli”, tha Geer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat