QMK Maqedoni: Shuhet zjarri në Bellakoc, do të kujdestarojnë dy ekipe zjarrfikëse

Maqedonia

QMK Maqedoni: Shuhet zjarri në Bellakoc, do të kujdestarojnë dy ekipe zjarrfikëse

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 21:32
Zjarri

Zjarri në atarin e fshatit Bellakoc të Kumanovës është shuar plotësisht, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

“Ekipe kujdestare të NJTZ Kumanovë dhe Rankovcë do të qëndrojnë në dy pozicione prej ku do të kujdesen që të mos ketë përsëri zjarr”, deklaroi Angellov.

Zjarrin e shuanin tre ER traktorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të përfshirë ishin edhe helikopterë të armatës dhe të policisë si dhe zjarrfikësit nga disa njësite zjarrfikëse, Kumanovë, Nagoriçan i Vjetër dhe Rankovc.

Zjarri shpërtheu dje pas orës 16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat