Ziberi: Amnistia është vetëm një nga mënyrat për të ulur mbipopullimin në burgje

Maqedonia

Ziberi: Amnistia është vetëm një nga mënyrat për të ulur mbipopullimin në burgje

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 12:58
Naser Ziberi

Amnistia dhe zvogëlimi i dënimeve me burgim për 30 për qind është vetëm një nga mënyrat për uljen e mbipopullimit në burgje, veçanërisht në Idrizovë, dhe është jashtëzakonisht shqetësuese.

Për këtë arsye mendojmë se është e mirë ideja që autorët e krimeve me intensitet më të vogël dhe me dënime më të ulëta të përfshihen në amnisti, por ne gjithmonë theksojmë masat alternative si mënyrë për të kapërcyer problemet me mbipopullimin në burgje, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi në përgjigje të pyetjes së një gazetari sot në Shtip.

Ai vlerëson se mbipopullimi i burgjeve vetë në vete tërheq edhe probleme tjera siç janë mbrojtja shëndetësore e të burgosurve, kushtet e jetesës, problemet me të cilat përballet policia të cilët duhet të kujdesen për një numër më të madh të të burgosurve.

“Për atë vlerësoj se amnistia do të ndihmojë, por marrja e masave alternative, si sistemi i provës, sistemi i prangave, bazohet në masa që funksionojnë mirë në vendet e zhvilluara dhe nuk bëjnë presion mbi burgjet”, tha Ziberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat