Filmi "Housekeeping for beginners" nga Maqedonia kandidat për çmimin "Oscar"

Maqedonia

Filmi "Housekeeping for beginners" nga Maqedonia kandidat për çmimin "Oscar"

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 22:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Filmi artistik i RMV-së “Housekeeping for beginners” me regji të Goran Stolevskit është kandidati i sivjetshëm për çmimin “Oscar për filmin më të mirë ndërkombëtar”.

Vendimi është marrë nga Komisioni përzgjedhës pranë Shoqatës së punonjësve të filmit të Maqedonisë, i pranuar dhe miratuar nga Akademia Amerikane e Filmit, Arteve dhe Shkencave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në garë për kandidaturë ishin edhe filmat “M” me regji të Vardan Tozias dhe “Tejekspozuar” me regji të Eleonora Veninova.

“Housekeeping for beginners” me regji dhe skenar nga Goran Stolevski, me prodhim të “List Production” – Shkup së fundi pati premierën botërore në edicionin e 80-të të Festivalit të Filmit në Venecia, ku mori çmimin e 17-të “Queer Lion” në konkurrencë me 16 filma.

Filmi financohet nga Agjencia e Filmit të RMV-së, ndërsa producente është Marija Dimitrova nga “List Production” – Shkup. Në rolet kryesore luajnë: Anamaria Marinka e njohur për filmin “4 muaj 3 javë 2 ditë” (2007) të Christian Mungiu dhe Alina Serban nga Rumania, Vladimir Tintor nga Kroacia, Samson Selim, Mia Mustafa dhe Jada Selim nga Maqedonia.

Ndryshe, ceremonia e 96-të e ndarjes së çmimeve Oscar do të zhvillohet më 10 mars 2024, në Teatrin “Dolby” në Los Angeles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat