BE-ja pastron plazhet e Liqenit të Prespës

Maqedonia

BE-ja pastron plazhet e Liqenit të Prespës

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:08
Prespa

Тe dielen, më 17 shtator 2023, në 12.00h në Liqenin e Prespës, zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian Ben Nupnau dhe kryetari i Komunës së Resnjës Jovan Tozievski, do të nisin #EUBeachCleanup të parë të organizuar në Maqedoninë e Veriut. Aksioni i pastrimit është një iniciativë e përvitshme globale dhe këtë vit do të organizohet në plazhin e Slivnicës përmes rrjetit të ambasadorëve të rinj europianë “We Ballkans” i financuar nga BE-ja.

Nisma e BE-së për pastrimin e plazhit zhvillohet globalisht çdoherë në javën e 3-të të shtatorit. #EUBeachCleanup është një fushatë e organizuar nga Komisioni Europian me EEAS-in dhe Kombet e Bashkuara. Fushata zhvillohet në të gjitha llojet e brigjeve, me qëllimin përfundimtar të ndërgjegjësimit për sfidat e mbetjeve detare dhe mbetjeve plastike.

Vlerësohet se deri në 37 milionë ton mbetje plastike do të arrijnë në oqean çdo vit deri në vitin 2040. Ndotja nga plastika është një problem masiv në ditët e sotme, por edhe veprimet e vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh. Çdo shishe, çdo fije kashte, çdo mbeturinë që pastrohet mund të kontribuojë për një planet më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Këtë vit, bregu i Liqenit të Prespës do të pastrohet nga 20 ambasadorë të rinj europianë nga Ballkani Perëndimor, të cilët do t’i bashkangjiten bashkëmoshatarëve të tyre maqedonas për të pastruar plazhin e Slivnicës. Ky është viti i 3-të që Ambasadorët e Rinj Europianë nga rajoni do të marrin pjesë në veprimtarinë e organizuar përmes projektit “We Ballkans” të financuar nga BE-ja. Ky aktivitet komunitar, i mbështetur nga Delegacioni i Bashkimit Europian, Europe House, si dhe Komuna e Resnjës do t’i nxisë njerëzit që të pastrojnë plazhet e Liqenit të Prespës nga mbeturinat që po u pengojnë.

Për më shumë informacion në lidhje me këtë deklaratë për shtyp, ju lutemi kontaktoni Eleonora Poposka, Zyrtare për Shtyp dhe Informacion, në [email protected] ose në 3248 500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat