Aksident në Mavrovë, lëndohet një person

Maqedonia

Aksident në Mavrovë, lëndohet një person

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Të dielën në orën 13:40 në rrugën e qarkore përreth liqenit të Mavrovës, në Mavrovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin është lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur mes një veturë “Matiz” me targa regjistrimi të Shkupit e drejtuar nga 25-vjeçari A.N. nga Shkupi dhe një motor “Kavasaki” gjithashtu me targa të Shkupit, e drejtuar nga personi F.S. nga Shkupi.

Në aksident, motoristi F.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin e qytetit “8-shtatori” në Shkup, ku u transferua për të ofruar ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit, inspektimin e ka kryer një ekip nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat