Gabriel: Përveç ndryshimeve kushtetuese, RMV duhet ta përmbushë edhe kompromisin e vitit 2022

Maqedonia

Gabriel: Përveç ndryshimeve kushtetuese, RMV duhet ta përmbushë edhe kompromisin e vitit 2022

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Shefja e diplomacisë bullgare siguron se Sofja do të mbështesë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së, nëse vendi i përmbush detyrimet e veta.

Ministrja Marija Gabriel, ndonëse nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse Maqedonia do të shkëputet nga Shqipëria në procesin e integrimeve evropiane nëse nuk ndryshohet kushtetuta, tha se Bullgaria ka edhe dy obligime të tjera përveç këtij.

“Dua të besoj se gjithçka që është e mundur do të bëhet. Por të mos harrojmë se amendamentet kushtetuese nuk janë të vetmet të cilave Bullgaria aderon. Po flasim edhe për kompromisin e korrikut 2022 dhe në të ka tre elementë të një rëndësie të njëjtë – ndryshimet kushtetuese, Marrëveshja e fqinjësisë së mirë dhe dy protokollet”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe siç kemi bërë deri tani për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e integrimeve evropiane, por mendoj se është me të vërtetë shumë e rëndësishme në këtë moment, ajo që u tha sot, nëse vërtet dëshironi të jeni pjesë e BE-së, do të thotë edhe përgjegjësi dhe detyrime të përmbushura dhe një vizion i përbashkët i drejtimit në të cilën po lëvizim”, tha Maria Gabriel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat