Sot u protestua për rastin në Onkologji, kërkohet përgjegjësi ndaj Filipçes dhe Vasevit

Maqedonia

Sot u protestua për rastin në Onkologji, kërkohet përgjegjësi ndaj Filipçes dhe Vasevit

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 19:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën moton “Drejtësia për viktimat”, me foto të djegura dhe të lyera me bojë të kuqe, nisi protesta e tretë pas skandalit të Onkologjisë. Qytetarët u mblodhën para Qeverisë, ku brohorasin “vrasës”.

“Nuk do të ketë drejtësi sociale derisa të ketë përgjegjësi për shuarjen e jetëve të njerëzve si pasojë e korrupsionit. Duhet të ketë drejtësi për viktimat!”, thuhet në mesazhin e protestuesve.

Organizatorët theksojnë se ndryshimet e miratuara në Kodin Penal nuk do të lirojnë të përfshirët nga krimet e tyre.

Kërkesat dhe ultimatumi ynë nga kjo protestë janë hetimi për përfshirjen e ish-ministrit Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev, zgjerimi i hetimeve për punën e Onkologjisë së Fëmijëve, auditimi i plotë i punës së Klinikës së Onkologjisë, vendimet e formës së prerë gjyqësore për të gjithë të përfshirë në krimin e Onkologjisë, zbulimi i informacioneve nga hetimi për tragjedinë në spitalin modular në Tetovë, përgjegjësi e Prokurorisë Publike, e cila vendosi se nuk ka krim në rastin tragjik të Janas së vogël nga Manastiri”, deklarojnë organizatorët.

Kjo vjen pasi gjysmë muaj më parë policia dhe prokuroria hynë në Klinikën e Onkologjisë. Ata morën kompjuterët, dokumentet dhe kartelat mjekësore të pacientëve pasi u zbulua se ilaçet në vend të pacientëve përfundonin në tregun e zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat