Dogana e Maqedonisë sekuestron pajisje për gjetjen e metaleve, helmeta ushtarake dhe revolverë

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë sekuestron pajisje për gjetjen e metaleve, helmeta ushtarake dhe revolverë

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 11:04
Foto ilustrim

Pajisje për gjetjen e arit dhe metaleve të tjera, si dhe helmeta ushtarake dhe kobure të vjetra – antike, janë sekuestruar në hyrje të pikës kufitare Tabanoc nga doganierët gjatë kontrollit të detajuar të automjetit me targa të Ukrainës, i drejtuar nga shtetas ukrainas.

Tre detektor metalik standard dhe një i vogël, dylbi, shtatë helmeta ushtarake, një mini kruese, dy revole të vjetra – kubure, një libër ankandi, një xham zmadhues, një mini dron dhe një kokë e mbushur aligatori u gjetën në automjet në disa çanta dhe një kuti.

“Kontrolli i mjetit është bërë për shkak të dyshimit të bazuar në deklaratën e pasagjerit, i cili në pyetjen e doganierëve iu përgjigj se nuk kishte asgjë për të denoncuar. Personi dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar me dy automjete të ndara dhe sipas deklarimeve të tyre kanë planifikuar të qëndrojnë më gjatë në RMV”.

“Malli është mbajtur përkohësisht, me çka është penguar mundësia e përdorimit të tyre dhe kryerja e veprimtarive të kundërligjshme në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ndaj personit është bërë kallëzim për kundërvajtje doganore”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat