Ivanovska: Ndryshimet në Kodin Penal japin porosi të keqe te qytetarët

Maqedonia

Ivanovska: Ndryshimet në Kodin Penal japin porosi të keqe te qytetarët

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 17:21
Biljana Ivanovska

Në vend që të sillet ligji me të cilin do të kufizohet afati për veprimin e gjykatësve dhe prokurorëve, po ulen dënimet për kryerësit e veprave penale. Këtë e theksoi kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska, për ndryshimet e Kodit penal, e cila tha se këto ndryshime dërgojnë porosi të keqe deri te qytetarët.

“Pozitë zyrtare, autorizimet diskrecione, nepotizmi, jo-transparenca, mungesa e integritetit, a do të ulen këto faktor me ligj të tillë? Jo, përkundrazi. Në vend që të sillet ligj me të cilin do të kufizohet afati për veprim, do të ketë reperkusion ndaj gjykatësve dhe prokurorëve publik që nuk veprojnë në bazë të afateve, përkundrazi do të ulet dënimi i atyre që kanë gabuar. D.m.th. cila është porosi deri te qytetarët, se korrupsioni ia vlen”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHPK-së.

Një nga vërejtjet gjatë sjelljes së këtij ligji është që Qeveria e solli në mënyrë ekspresë, ndërsa në Kuvend u votua me flamur europian. Robert Skot Hajzllet, nga Instituti nacional demokratik, thotë se kur sillet ligj me flamur europian, nuk duhet të plotësohen vetëm qëllimet politike por kriteret e legjislacionit europian.

“Kur vendosim flamur europian për diçka, duhet të ketë, duhet të ketë numër Celeks, d.m.th. numër dhe tabelë korrespodente që të dihet cila pjesë e legjislacionit europian po ndryshohet. Jo vetëm që plotësohen kriteret politike, këtë duhet ta kuptojmë. D.m.th. ky është vetëm një shembull për atë që po mundohemi të bëjmë me parlamentin, të mendojmë se si të avancojmë dhe përmirësojmë rregullat për procedurë, që të mund të marrin pjesë sa më shumë njerëz dhe të sillen vendime më të mira”, tha Robert Skot Hajzllet, Instituti Nacional Demokratik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat