Kovaçevski-Lajçak: Dështimi i integrimit të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe dështim i BE-së

Maqedonia

Kovaçevski-Lajçak: Dështimi i integrimit të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe dështim i BE-së

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:29
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski- Miroslav Lajçak

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në New York u takua me përfaqësuesin special të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Në takim, siç thuhet, u diskutuan çështjet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe rajon dhe implikimet e tyre në një kontekst më të gjerë të sigurisë.

“Bashkërisht u konstatua se është e nevojshme të ruhet kursi evropian, me hapin e radhës në periudhën e ardhshme, në mënyrë që shteti të sigurojë zhvillim, si dhe të kontribuojë në stabilitetin evropian, dhe për të cilin vendi ka mbështetje të fortë në Bashkimi Evropian. Në këtë drejtim, Maqedonia e Veriut pritet të ruajë primatin e një lideri rajonal në integrime, si shembull i zgjidhjes së sfidave përmes lidershipit të mençur dhe dialogut për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, thonë nga Qeveria e RMV-së.

Në takim u vlerësua se çdo veprim i ndryshëm i subjekteve politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jashtë agjendës evropiane, kërcënon përcaktimin evropian të shtetit. Me këtë, ai vë në pikëpyetje cilësinë e jetës së qytetarëve të Maqedonisë dhe e vendos vendin në një izolim të caktuar afatgjatë, duke ndërhyrë në qëllimet më të gjera strategjike për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe evropian, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik.

Nga atje shtojnë se Lajçak dhe Kovaçevski deklaruan se dështimi i Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe dështim i Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat