Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka shuar një vatër zjarri në zonën e Katllanovës

Maqedonia

Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka shuar një vatër zjarri në zonën e Katllanovës

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka marrë pjesë në shuarjen e një zjarri i cili u raportua sot rreth orës 14:30 në zonën e Katllanovës.

Zjarri kishte përfshirë një pyll me shkurre e pemë në një zonë malore.

Për shkak të terrenit të vështirë, MPB-ja ka dërguar një helikopter të modelit Bell 412.

 Me anë të të cilit janë hedhur mbi 20 tonë ujë duke vënë zjarrin nën kontroll të plotë dhe ka bërë të mundur shuarjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat