SPB Manastir: Janë sanksionuar 112 drejtues automjetesh

Maqedonia

SPB Manastir: Janë sanksionuar 112 drejtues automjetesh

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 09:57
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Sektori për Punë të Brendshme Manastir janë sanksionuar 112 drejtues automjetesh.

35 shoferë janë gjobitur për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 automjete për drejtim automjeti pa patentë shofer, 1 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 22 sanksione për parakalim të paligjshëm, 16 sanksione për parkim të paligjshëm 4 sanksione janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, njofton SPB Manastir.

SPB Manastir gjithashtu njofton se kontrolli në trafik do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim.

Ato apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat