“Luftë” në Pustec/ Përplasja bullgaro-maqedonase për identitetin etnik të bashkisë shqiptare

Maqedonia

“Luftë” në Pustec/ Përplasja bullgaro-maqedonase për identitetin etnik të bashkisë shqiptare

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Me fillimin e regjistrimit të popullsisë në vendin tonë në bashkinë minoritare të Pustecit, interesat për të pasur sa më shumë banorë që deklarojnë etnitetin bullgar apo maqedonas kanë rritur presionin mes palëve.

Ambasadori bullgar Ivaylo Kirov mori pjesë në dhurimin e disa pajisjeve dhe mjeteve për qendrën shëndetësore të Pustecit një donacion nga Bullgaria që sipas ambasadorit vjen në vazhdën e aktiviteteve të ngjashme të zhvilluara më herët gjatë këtij viti.

Jashtë kamerave ambasadori tha se nuk ka asnjë presion ndaj procesit të Censusit

“Ky është një projekt i nisur para Censusit. I njëjti projekt që ka sjellë dhe mjekë me herët. Sa i takon pritshmërive për rezultatin e Censusit,  Bullgaria nuk lufton për numra e kushdo është i mirëpritur për të shprehur etninë e vet.  Se nuk është qëllimi për të luftuar me vëllezërit e Maqedonisë së Veriut.”– tha ambasadori bullgar Ivaylo Kirov.

Ambasadori bullgar ka vazhduar me tej duke thënë se nuk ndien shqetësim për procesin e Census por duhet të ndryshojë mënyra sesi njerëzit e shohin Bullgarinë.

Por ndërsa pas aktivitetit ambasadori është larguar dhe nuk ka zhvilluar asnjë takim tjetër nënkryetari i Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim ka folur le tone të ashpra sa i takon propagandës apo edhe zhvillimeve të tjera në këtë komunitet

Pavarësisht prezencës së tij në Pustec ambasadori nuk ka zhvilluar asnjë takim me kryebashkiakun apo përfaqësuesit lokalë  të kësaj bashkie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat