Mehmedoviq: Rekomandohet mbajtja e maskave në objektet shëndetësore

Maqedonia

Mehmedoviq: Rekomandohet mbajtja e maskave në objektet shëndetësore

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 15:59
Zllate Mehmedoviq

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zllate Mehmedoviq njofton se sot në takimin ku është diskutuar për situatën me koronavirusin, në të cilën është marrë rekomandimi për mbajtje të detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore.

“Kjo është bërë për të minimizuar transmetimin e infeksionit në objektet shëndetësore. Aty kemi grupe që mund të preken nga një pamje e rëndë e virusit me Covid, e cila mund të shkaktojë edhe një përfundim fatal”, tha Mehmedoviq.

Kjo vjen pas shfaqjes së nënvariantit të koronavirusit Eris në vendet përreth, por edhe rritjes së numrit të rasteve me Covid në Serbi.

Autoritetet shëndetësore në vend gjithashtu regjistruan një rritje të rasteve pozitive me Covid-19 në gusht dhe shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat