Osmani-Baerbock: Gjermania është mbështetësi ynë më i zëshëm në rrugën tonë europiane

Maqedonia

Osmani-Baerbock: Gjermania është mbështetësi ynë më i zëshëm në rrugën tonë europiane

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:37
Osmani-Baerbock

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të pjesëmarrjes në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, sot ka zhvilluar takim dypalësh me Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Baerbock, njoftojnë nga MPJ.

Ministri Osmani, thonë nga MPJ, shprehu mirënjohje për mbështetjen e zëshme për procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, të shprehur përmes një sërë hapash si e a.q. “propozimi “gjerman”, baza kryesore politike përmes së cilës u krijua pakoja e sotme europiane për integrimet tona europiane dhe Rezoluta e miratuar në Bundestagun gjerman, me të cilën riafirmohet identiteti dhe gjuha maqedonase në rrugën e vendit tonë drejt Bashkimit Europian.

“Një hap i tillë është një akt tjetër i mbështetjes së Gjermanisë mike për të ardhmen europiane të vendit tonë dhe garanci shtesë për çështjet identitare të Maqedonisë së Veriut, të cilat tashmë janë të njohura nga Bashkimi Europian”, shtoi Ministri Osmani.

Baerbock, theksojnë nga MPJ, dërgoi mesazhe mbështetjeje për procesin e integrimit europian të vendit tonë dhe mirënjohje për progresin e arritur në përmbushjen e kornizës negociuese. Ajo vlerësoi se me hapjen e kapitujve, pozicioni ynë ndaj BE-së po forcohet, duke siguruar njëkohësisht se mbështetja gjermane për rrugën tonë europiane do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Nga atje shtojnë se dy ministrat shprehën kënaqësinë e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve mike, të cilat këtë vit shënojnë 30-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, si dhe siguruan se në të ardhmen do të vazhdojnë të punojnë me përkushtim për avancimin e partneritetit mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat