MPPS: Zgjidhjet sistematike u sigurojnë pensionistëve një jetë dinjitoze

Maqedonia

MPPS: Zgjidhjet sistematike u sigurojnë pensionistëve një jetë dinjitoze

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 20:56
MPPS

Pasi protestuan para Qeverisë, pensionistët u takuan me Ministren e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska, në kërkim të një zgjidhjeje.

Nga ministria thonë se zgjidhjet sistematike u sigurojnë pensionistëve një jetë dinjitoze.

“Grupi i punës po punon për krijimin e masave afatshkurtra dhe afatgjata për pensionistët.

Sërish, si një vit më parë, si zgjidhje afatshkurtër do të krijohen masa antikrizë-sociale dhe po punohet për ndryshimin e ligjit për sigurimet pensionale, i cili do të sigurojë një pension minimal më të lartë.

Është një zgjidhje sistematike, si ajo e mëparshme, me miratimin e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve, e cila siguron rritje të vazhdueshme të pensioneve”, thonë nga Ministria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat