QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoni

Maqedonia

QMK: Janë shuar 18 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoni

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 10:32
Foto ilustrim

Qendra për Menaxhim me Kriza në RMV njofton se sot në mëngjes nuk ka zjarre në ambiente të hapura, gjegjësisht të 18 zjarret janë shuar.

“Ekipet e zjarrfikësve me një angazhim gjithëditor, diku dhe bashkë me popullsinë vendase i kanë shuar të gjitha zjarret”, thonë nga QMK.

“Të 18 zjarret e shuara kanë rënë në të gjitha anët e vendit, ndërsa në disa komuna ka pasur disa zjarre në ajër të hapur, ku janë djegur bar i thatë, bimësi e ulët, pyje të përzier, një hambar dhe disa deponi”.

“Njësitë Territoriale të Zjarrfikjes kanë ndërhyrë edhe në disa zjarre më të vogla të djegies së barit të thatë në zonat urbane dhe të banuara, si dhe kanë shuar zjarret e raportuara në ndërtesa në qytete dhe zona të banuara”, thonë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat