Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

Maqedonia

Bastisje në lagjen Aerodrom të Shkupit, arrestohet një person

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 11:25
Policia

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 15:00 zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 21 vjeçarin A.A.G. nga Shkupi.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen e Aerodromit të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Ai është ndaluar në stacionin policor.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët padi përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat