LD: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, varfëria vetëm po rritet

Maqedonia

LD: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, varfëria vetëm po rritet

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 11:57
Lëvizja Demokratike (LD)

Lëvizja Demokratike (LD) sërish e ka kritikuar Qeverinë në lidhje me vendimet e saj, për të tejkaluar krizën ekonomike në vend. Nga LD thonë se derisa për çdo ditë rriten çmimet, sidomos çmimi i karburanteve që është një ndër faktorët dominantë për krijimin e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve, Qeveria nisi fushatën për çmime të kontrolluara të produkteve ushqimore bazë.

“Se ky është vetëm edhe një mashtrim i qeverisë i bërë publik nga ministri Kreshnik Bekteshi, flasin analizat ekonomike, sepse në thelb ‘hapat’ që paralajmëron qeveria nuk kanë logjikë ekonomikе dhe kjo mund të argumentohet si në vijim:

– Asnjë masë ekonomike nuk mund ti kontrollon çmimet e produkteve e të ul inflacionin në periudhë 45 ditëshe pra nevojitet që masat të jenë nga 6 muaj deri në 1 vit,

– Çka do të ndodh kur në kulmin e dimrit masat do të përfundojnë e qytetari do të përballet me rritje të pakontrolluara të çmimeve të produkteve ushqimore, rrymës, drunjve, peletave.

– A po mundohet qeveria ti qetësoj qytetarët me masa artificiale që mos të dalin në protesta, pas paralajmërimeve nga shumë sektorë?”, thonë nga LD.

Ata shtojnë se e gjithë kjo situatë dëshmon se as ministri i Financave Fatmir Besimi as i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk kanë kapacitet për ta menaxhaur situatën me inflacionin, sepse siç shtojnë, ngrirja e çmimeve ndodh vetëm në raste krizash të jashtëzakonshme, siç ishte rasti me pandeminë ose kriza energjetike.

“Derisa Qeveria eksperimenton me masa në vazhdimësi, konstatojmë se fuqia blerëse e qytetarëve ka rënë për 46 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe me këtë qytetarët dita ditës do të vazhdojnë të varfërohen”, përfundojnë nga LD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat