Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

Maqedonia

Kuzeska: Mickoski është kopje e Gruevskit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 16:29
Foto ilustrim

OBRM-PDUKM po shpërbëhet. Natyrisht, problemet brendapartiake në Shtëpinë e Bardhë dhe kampusin anti-BE janë të mëdha. Publiku është dëshmitar se edhe një herë përçarjet e brendshme, grindjet dhe përçarjet në OBRM-PDUKM, të cilat po kulmojnë këto ditë, Mickoski mundohet t’ia hedh fajin LSDM-së, tha në konferencën e sotme për media, zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

“Përpjekjet për të krijuar konfuzion në opinion dhe përpjekjet për të përfshirë LSDM-në në përçarjet dhe zënkat e brendshme në OBRM-PDUKM nuk do t’i ndihmojnë Mickoskit.

Mickoski të mos e përfshijë LSDM-në në përballjen e ndërsjellë dhe t’i zgjidhë vetë zënkat. Në fund të fundit, opinioni ende pret përgjigje nga Mickoski për marrëveshjet me Gruevskin. A i fsheh me këtë kërkesat për amnisti të bashkëpartiakëve për shkak të pakënaqësisë me të brenda partisë së tij?”, pyet Kuzeska.

Mickoski, shton ajo, është një kopje e shëmtuar e Gruevskit. Ajo vlerëson se edhe politika e bllokadës së Mickoskit është vetëm kopje e origjinalit dhe është e qartë se në OBRM-PDUKM ka struktura që nuk janë të kënaqura me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat