Mariçiq-Escobar: Besojmë se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë në drejtim të anëtarësimit të shpejtë në BE

Maqedonia

Mariçiq-Escobar: Besojmë se në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë në drejtim të anëtarësimit të shpejtë në BE

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Në takimin konstruktiv me Gabriel Escobar, përfaqësuesin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendës ndihmës i Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, konfirmuam se partneriteti ynë strategjik forcon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe veprimin tonë të përbashkët për përparimin e i gjithë rajoni drejt BE-së, theksoi zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Mariçiq theksoi se së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski kanë shprehur gatishmërinë dhe vendosmërinë e Qeverisë për vazhdimin e të gjitha proceseve reformuese që janë me rëndësi vendimtare për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Duke punuar për progres të ri në negociatat me BE-në, ne besojmë se në periudhën e ardhshme do të përmbushim pritshmëritë e aleatëve tanë dhe do të vazhdojmë në drejtimin e anëtarësimit të shpejtë në BE, ndërsa SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin reformat në rrugën drejt BE-së.

SHBA vlerëson vullnetin dhe qasjen serioze që ka Maqedonia e Veriut ndaj integrimeve evropiane dhe ruajtjes së stabilitetit dhe paqes në të gjithë rajonin, gjë që na bën partner të besueshëm dhe të rëndësishëm të Aleancës së NATO-s, kontributi i të cilit njihet dhe vlerësohet”, tha Mariçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat