Vdes Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”

Maqedonia

Vdes Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 10:34
Musadik Pajaziti

Ka ndërruar jetë në burg Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin Lagja e Trimave.

Informacionin për vdekjen e tij e kanë kumtuar të burgosurit e dënuar për këtë rast.

Mësohet se ai së fundi ka vuajtur nga një sëmundje kronike për të cilën disa herë kishte denoncuar se në burg nuk e merr trajtimin e duhur mjekësor.

Ai ishte dënuar me 12 vite burg. Pajaziti ishte arrestuar, më 15.11.2015, për ngjarjet që ndodhën më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat