QMK Maqedoni: Janë shuar 23 zjarre në ambiente të hapura

Maqedonia

QMK Maqedoni: Janë shuar 23 zjarre në ambiente të hapura

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bëjnë të ditur se dje ekipet e zjarrfikësve kanë pasur duart plot – kanë fikur 23 zjarre, por shumë punë ka pasur edhe ekipet e EVN-së, të cilët kanë intervenuar në 12 komuna ku për shkak të një stuhie lokale nga era e fortë ka pasur disa defekte dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

“Zjarret në ambient të hapur, dje kanë qenë gjithsej 23 dhe ekipet e zjarrfikësve i kanë shuar të gjitha. 23 zjarre të shuara (të cilat dogjën pyje të përzier dhe me kërcell të ulët, bar të thatë, e diku mbeturina) kanë ndodhur në të gjitha anët e vendit në komunat: Dollnen, Novaci, Ilinden, Studeniçan, Saraj, Mogillë, Prilep, Strugë, Kërçovë, Shtip, Kumanovë, Bogovinë, Gostivar dhe në territorin e Qytetit të Shkupit”.

Në kombinim me zjarret dhe reshjet e forta lokale të rrëmbyeshëm me erëra më të forta ndikuan në ndërprerjen e energjisë elektrike në shumë vende ditën e djeshme.

Raste të tilla emergjente kanë ndodhur në Kratovë dhe në disa fshatra dhe vendbanime në gjithsej 12 komuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat