Bislimoski: U tregua edhe në praktike se pa energjetikë nuk ka ekonomi

Maqedonia

Bislimoski: U tregua edhe në praktike se pa energjetikë nuk ka ekonomi

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 14:52
Marko Bislimoski

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit në bashkëpunim me projektin e USAID-it “Të lidhur për zhvillim” mbajtën një seminar interaktiv për mediat përpara sezonit të ngrohjes 2023-2024.

“Vitet e fundit është treguar edhe në praktikë se pa energjetikë nuk ka ekonomi. Por nëse ka energji elektrike, ngrohje qëndrore dhe derivate të naftës dhe me çfarë çmimi janë pyetjet që padyshim prekin çdo qytetar dhe familje. Kjo është arsyeja pse informacioni i saktë dhe në kohë është thelbësor, veçanërisht në një kohë kur ne ende po luftojmë me pasojat e krizës energjetike që ka kapluar Evropën. Me qasje të ndershme dhe integritet në përgjigjet e kërkuara nga mediat dhe opinioni, KRRE ka vendosur transparencën si shtyllë qendrore në funksionimin e saj, theksoi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Rritje e transparencës energjetike, përmirësim i mjedisit të biznesit dhe zbatim i praktikave më të mira është qëllimi për të cilin Projekti “Të lidhur për zhvillim” i financuar nga qeveria amerikane përmes USAID-it, ndërsa i zbatuar nga RTI Interneshënëll dhe ACT konsaltansi servisis janë partnerë afatgjatë në punën e KRRE-së.

“Bashkëpunimi intensiv dhe i suksesshëm me KRRE-në me projektin e USAID-it, logjikisht ka arritur deri në shtrirjen e bashkëpunimit me gazetarët, me të cilët vazhdimisht diskutohen tema me interes të rëndësishëm dhe të veçantë për publikun. Ky, si dhe projektet e mëparshme të USAID-it, inkurajojnë dhe mbështesin iniciativat e institucioneve në aspektin e komunikimit dhe bashkëpunimit me mediat për të ofruar informim në kohë, objektiv dhe korrekt për publikun”, deklaroi Samir Latifi, drejtor i Projektit “Të lidhur për zhvillim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat