Mexhiti: Bashkëpunimi me PIVI fillon nga viti 2018/19 me nisjen e fushatës për vaksinimin falas

Maqedonia

Mexhiti: Bashkëpunimi me PIVI fillon nga viti 2018/19 me nisjen e fushatës për vaksinimin falas

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 17:37
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në kuadër të vizitës së tij në New York u takua me përfaqësues të Grupit Punues të Shëndetit Global të përfaqësuar nga drejtori i Partneritetit për Iniciativat Ndërkombëtare të Vaksinave (PIVI) Joseph Brezi dhe drejtori i Komunikimit dhe Zhvillimit, Amanda Bolster, njoftojnë nga MSH.

Mexhiti, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e ndihmës dhe mbështetjes së dhënë për këtë vit, me 15 mijë doza të vaksinave Influenca. U shqyrtuan sfidat dhe prioritetet aktuale, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore, për të cilat përfaqësuesit e PIVI shprehën gatishmërinë për mbështetje.

“Bashkëpunimi me PIVI fillon nga viti 2018/19 me nisjen e fushatës për vaksinimin falas të personave mbi 65 vjeç për gripin. Hapat e radhës që kemi përpara si pjesë e këtij bashkëpunimi janë zhvillimi i një programi Kombëtar për Vaksinimin e Gripit, rritja e numrit të të vaksinuarve që i përkasin grupeve të rrezikut, zhvillimi i një strategjie komunikimi që synon targetimin e këtyre grupeve të rrezikut dhe rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës dhe punonjësve shëndetësorë për vaksinimin kundër gripit”, njoftojnë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë këtë vit prokuroi 50% më shumë vaksina kundër gripit sezonal dhe vaksinimi fillon në mes të tetorit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat