Mickoski: Asnjë deputet nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Maqedonia

Mickoski: Asnjë deputet nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni nuk do të votojë për ndryshimet kushtetuese

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:05
Hristijan Mickoski.

Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit mbetet në qëndrimin e përbashkët dhe parimor se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktimin bullgar, thotë kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

“Ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin. Asnjë deputet nga koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM nuk do të votojë dhe kjo u pa në seancën e 18 gushtit, kur 44 deputetë votuan kundër rendit të ditës. Kjo tregon qartë se nuk kanë një shumicë prej dy të tretash, sepse po të ishin të sigurt se do të kishin qoftë edhe një, do të kishin shkuar deri në fund të asaj seance parlamentare, mendoj se do të kishte dështuar dhe pas kësaj do të kishin kërkuar dorëheqjen e Hristijan Mickoski. Problem është edhe Mickoski, sepse nuk negocion me kriminelë politikë dhe klane të ndryshme, as për amnisti politike, as për krime politike, as për tenderë sepse kemi qëndrim parimor”, theksoi Mickoski për “Alsat”.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese janë pjesa më poshtëruese për vendin dhe prandaj nuk i mbështesin.

“Mendoj se me faktin që nuk i votojmë ato ndryshime kushtetuese, mendojmë mirë për Maqedoninë, sepse nëse diçka e tillë do të ndodhte, atëherë do të ishte keq për Maqedoninë, sepse i dëgjoni mesazhet që vijnë nga Sofja, madje edhe nga sot. Komisioneri i sapozgjedhur evropian, i cili qartë tha se cilat janë obligimet e Maqedonisë që përmbajnë protokollet. Dhe, protokollet përmbajnë obligime serioze që kanë një qëllim të qartë, që është asimilimi i popullit maqedonas”, tha Mickoski./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat