Osmani me homologun portugez: Paketi negociues bazohet në parime europiane, nuk duhet të lëshohet kjo mundësi

Maqedonia

Osmani me homologun portugez: Paketi negociues bazohet në parime europiane, nuk duhet të lëshohet kjo mundësi

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 10:05
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në margjinat e sesionit të 78-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, zhvilloi takim me homologun e tij portugez, Zhoao Gomesh Kravinjo.

Ministri Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Portugalisë në rrugën tonë europiane, e konfirmuar edhe gjatë kryesimit portugez me BE-në në gjysmën e parë të vitit 2021.

“Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson veçanërisht angazhimin proaktiv të Lisbonës zyrtare përmes propozimit të atëhershëm të ashtuquajtur “portugez”, parimet dhe kornizat themelore të të cilit janë të inkorporuara në pakon aktuale europiane për integrimet tona europiane”, tha Osmani.

Duke theksuar nevojën për të ruajtur momentin europian në procesin integrues të vendit, Ministri Kravinjo theksoi se Portugalia do të vazhdojë përkushtimin e saj për përparim në procesin e zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe inkurajoi të gjithë aktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që të hartojnë e ardhmja europiane e qytetarëve duke miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

Ministrat diskutuan gjithashtu për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ekonomike, mbështetjen e ndërsjellë në organizatat shumëpalëshe, me fokus të veçantë në kryesimin tonë me OSBE-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat