Maqedonia e Veriut renditet e 18-ta në botë për kafe të konsumuar për banor në vit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut renditet e 18-ta në botë për kafe të konsumuar për banor në vit

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Faqja “World of Statistics” e rrjetit social X (ish Tuiter) ka publikuar listën e vendeve që konsumojnë më së shumti kilogramë kafe për kokë banori në vit, sipas të cilës Maqedonia e Veriut është në vendin e 18 dhe banorët e saj pinë 3,6 kilogramë kafe në vit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Sipas këtyre statistikave, Finlanda është në vendin e parë, ku pihet deri në 9,6 kilogramë për banor në vit.Pasojnë Norvegjia me 7,2 kilogramë, Holanda me 6,7, Suedia me 6,5 dhe Sllovenia me 6,1 kilogramë.Në “top 10” është edhe Austria, ku banorët pinë 5,5 kilogramë në vit dhe menjëherë pas saj, në pozitën e shtatë është Serbia me 5,4 kilogramë.

Pasojnë Danimarka, Gjermania dhe Belgjika, me rreth 5 kilogramë kafe të konsumuar në vit për çdo banor.

Nga vendet e rajonit, Bosnja e Hercegovina është në vendin e 12-të me 4,3 kilogramë kafe të konsumuar për banor në vit, ndërsa Kroacia është tre vende më poshtë me 3,8 kilogramë.Vendin e fundit në këtë listë e zë Nigeria me 0,03 kilogramë kafe.Mesatarja botërore, përndryshe, është dy kilogramë kafe për kokë banori në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat