BDI: Ahmeti dhe Xhaferi nuk kanë marrë asnjë zarf apo USB

Maqedonia

BDI: Ahmeti dhe Xhaferi nuk kanë marrë asnjë zarf apo USB

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Dje, kryetari i OBRM-së Hristijan Mickoski gjatë një intervistë për media foli për përplasjet e fundit me Gruevskin, nga ku tha se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe kreu i BDI-së Ali Ahmeti kanë marrë zarfe me USB në të cilat, siç tha ai, ka pasur dëshmi për lidhjen mes LSDM-së, BDI-së dhe Gruevskit.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i BDI-së nga ku thanë se Ahmeti është takuar me Gruevskin dhe Zaevin vetëm në takime speciale për procesin e pajtimit gjatë negociatave të Përzhinës dhe askush nuk ka diskutuar për Kodin Penal.

Nga BDI shtojnë se bisedimet e vetme për Kodin Penal janë bërë me Mickoskin në takimet e liderëve në klubin e deputetëve me iniciativë dhe kërkesë të tij, kur ai u bë kryetar i OBRM-së.

Nga BDI-ja potencojnë se se Ahmeti dhe Xhaferi nuk kanë marrë asnjë zarf apo ndonjë USB. BDI-ja nuk është pjesë e ndonjë skenari apo komploti intrigues dhe nuk ka agjendë të dyfishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat