Bigum: Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Maqedonia

Bigum: Danimarka do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 09:48
Bigum

Deputetja e Folketgetit danez Mariane Bigum në një intervistë për MIA-n thekson mbështetjen që na jep ky shtet në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se duan që ne t’i bashkohemi në BE, dhe se ata janë këtu për të na ndihmuar në çdo hap të rrugës.

Por deputetja daneze thekson gjithashtu se i vjen keq që procesi është për ne është i gjatë dhe, siç thotë ajo, e kupton zhgënjimin.

Ajo, së bashku me disa deputetë të tjerë, ishte në Shkup për takime në Kuvend, me përfaqësues të tjerë zyrtarë dhe të shoqërisë civile.

“Ne jemi këtu për të dhënë ndihmesën tonë dhe për të diskutuar se si mund ta ndihmojmë Maqedoninë që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Kjo është pika e vetme në agjendën tonë, pra si mund ta ndihmojmë dhe lehtësojmë këtë proces”, thotë Bigum.

Deputetja Bigum tha gjithashtu se për sa i përket integrimit evropian, aktualisht janë të fokusuar në përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.

“Nuk kemi diskutuar nevojën për reforma institucionale në BE apo paqartësi të reja në ligje, apo gjëra të tjera të reja. Pra, kjo nuk është në agjendën tonë dhe qëllimi i vetëm i Kuvendit dhe i delegatëve të kësaj vizite është që Maqedonia të bëhet pjesë e BE-së”, tha Bigum.

Deputetja Bigum në intervistën për MIA-n thotë se fokusi i interesimit dhe punës së saj është tranzicioni i gjelbër në BE dhe në Danimarkë, por edhe në nivel global. Si inxhiniere mjedisi, Bigum ka punuar gjerësisht me mbetjet dhe burimet dhe thekson se mënyra se si ne përdorim burimet e planetit është e paqëndrueshme.

“Puna ime fokusohet në atë se si të rikthehemi në një rrugë të qëndrueshme dhe të zhvillojmë mundësi të gjelbra biznesi, punë të reja të gjelbra dhe një mënyrë jetese më gjithëpërfshirëse ku kemi më shumë kohë për të folur me njëri-tjetrin, në vend që thjesht të punojmë vazhdimisht, të shpenzojmë para dhe të shfrytëzojmë burimet e planetit”, thekson deputetja daneze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat