Gruevski akuzon Mickoskin se po bashkëpunon me Zaevin

Maqedonia

Gruevski akuzon Mickoskin se po bashkëpunon me Zaevin

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 10:12
Nikolla Gruevski

Pas një sërë akuzash përmes Facebook-ut, ish-lideri i OBRM-PDUKM-së, e tash azilkërkues në Hungari, Nikolla Gruevski mbrëmë me një mesazh të ri për Mickoskin përmes rrjeteve sociale. Ai e akuzoi atë për bashkëpunim të fshehtë me ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.

“Dhe heshtja për Zaev. Për bashkëpunimin e tyre të fshehtë dhe planet e përbashkëta. Cilat janë bazat, synimet, dimensioni moral, qëndrimet dhe ideologjia kombëtare e aleancës së re me Zaevin.

Epo, a nuk ishte kundërshtari ynë i përbashkët politik, ai ishte “xhelati” kryesor i të gjithë përndjekurve politikë nga OBRM-PDUKM, ishte një qeveri që ndryshoi emrin, kushtetutën, kombësinë, identitetin, historinë…me marrëveshjen me Greqia, na arrestuan deputetët për t’i shantazhuar për vot
im”, akuzon Gruevski.

Ai thekson se OBRM-PDUKM deri para një apo dy vitesh pretendonte se Zaev ishte politikani më i korruptuar, tradhtari.

“E shoh që tani kanë frikë t’ia përmendin emrin. A duhet të jemi aleatë politikë me të tani? Është shantazh? Çfarë ka ndodhur?”, ka shkruar Gruevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat