Mexhiti: Është sekret publik bashkëpunimi i BDI-së me Gruevskin

Maqedonia

Mexhiti: Është sekret publik bashkëpunimi i BDI-së me Gruevskin

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 20:21
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti thotë se është e fshehtë publike bashkëpunimi i BDI-së me ish kryeministrin e arratisur, azilantin Nikolla Gruevski.

Mexhiti në “Click Plus” pyeti se pse Sasho Mijallkov vuan dënim në burgun me të cilin menaxhon BDI.

“Mendoj se është e fshehtë publike për bashkëpunimin e BDI-së me Gruevskin. Unë edhe në debate tjera e kam hapur, pse u deshtë dmth Gruevski në vend të shkojë prej Maqedonie, Serbi, Hungari, shkoi përmes Shqipërisë.

Veç po e hapim si dilemë. E dyta, dilema tjetër është se pse Sasho Mijallkov qëndron bash në burgun që udhëheq BDI. E treta, BDI asnjëherë nuk ka qenë e kyçur në kazino, në kredi të shpejta, në energjetikë, disa segmente. Pra, qartë është se kush është mentori i kësaj mendësie të BDI-së”, theksoi Mexhiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat