Sërish u protestua para Qeverisë së RMV-së, kërkohet drejtësi pas ngjarjeve në Onkologji

Maqedonia

Sërish u protestua para Qeverisë së RMV-së, kërkohet drejtësi pas ngjarjeve në Onkologji

Më: 25 shtator 2023 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Edhe sot në Shkup është protestuar pas ngjarjeve në Klinikën e Onkologjisë. Qindra qytetarë kërkuan drejtësi për të gjithë ata që humbën jetën në këtë klinikë.

“Protesta e Qeverisë do të vazhdojë para godinës së Ministrisë së Shëndetësisë, ku do të kërkojmë përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në skandalin me Klinikën e Onkologjisë, por edhe për zbardhjen e informacionit në lidhje me hetimin e tragjedisë në spitalin modular në Tetovë, përfshirë edhe persona nga Ministria e Shëndetësisë, si ministrat e mëparshëm, të cilët ndikuan në zvogëlimin e rasteve. Theksojmë sërish se ndryshimet në Kodin Penal nuk do t’i shfajësojnë të përfshirët nga krimet e tyre nëse ne nuk e lejojmë këtë”, thanë qytetarët që protestuan sot.

Grupi joformal “Protesta kundër vrasjeve të Onkologjisë” paralajmëroi protestë të re.

Protestat janë organizuar që në fillim të shtatorit pasi opinioni u tmerrua nga zbulimi i gazetarëve se disa pacientë mund të mos kenë marrë terapinë e nevojshme në Klinikën e Onkologjisë dhe se ilaçet kundër kancerit janë shitur në treg të zi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat