OBRM-PDUKM: Kartelet qeveritare përfitojnë në kurrizin e popullit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kartelet qeveritare përfitojnë në kurrizin e popullit

Më: 26 shtator 2023 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

“Paga reale po bie, standardi po ulet, kartelet e qeverisë po përfitojnë në kurrizin e popullit. Paga reale është më e ulët për 5%, dhe kështu Maqedonia ka statistikat më të këqija në rajon.

Standardi po bëhet gjithnjë e më i ulët, populli po varfërohet vit pas viti, ajo që para disa vitesh është blerë për 500 denarë, tash nuk mund të bëhet as me 1000 denarë”, tha OBRM-PDUKM.

“Absurdi është edhe më i madh që produktet bujqësore që blihen nga fermerët me çmime jashtëzakonisht të ulëta në tregje përfundojnë disa herë më të shtrenjta. Në vend të fermerëve, paratë përfundojnë tek kompanitë e afërta me qeverinë, rishitës që janë më shumë të lidhur me kartele sesa me biznesmenë.

Qeveria nuk dëshiron të zgjidhë problemet. Qeveria i krijon problemet. Duhen ndryshime”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat