Bastisje në Vallandovë, kapen lëndë narkotike dhe armë

Maqedonia

Bastisje në Vallandovë, kapen lëndë narkotike dhe armë

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 11:45
Foto ilustrim

MPB njofton se dje policia ka kryer bastisje një objekt në Vallandovë në të cilën janë zbuluar lëndë narkotike dhe armë.

“Më 26.09.2023 në orën 11:45 në Vallandovë policia ka ndaluar V.Z. (48) nga Vallandova.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur dhe konfiskuar mariuhanë, pshkë ajrore, dy detektor të metaleve dhe farë të kanabisit”, thonë nga MPB.

Për ngjarjen, theksojnë nga atje, është njoftuar edhe Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj të dyshuarit do të ngritet kallëzim përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat