Një i mitur me motoçikletë e ka lënduar rëndë një të moshuar 84 vjeçar

Maqedonia

Një i mitur me motoçikletë e ka lënduar rëndë një të moshuar 84 vjeçar

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:01
Foto ilustrim

Nga MPB informon se dje (26.09.2023) në ora 15.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në udhëkryq nga rr. “Blagoja Paroviq” dhe rr. “Nikola Miloshevski” në Shkup, një motoçikletë me regjistrime të Shkupit, është drejtuar nga një të mitur nga Shkupi.

I mituri  ka goditur këmbësorin A.A. (84) nga Shkupi, njofton MPB.

Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”.

Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat