Pendarovski: Zvarritja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkan

Maqedonia

Pendarovski: Zvarritja e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkan

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 16:54
Pendarovski

Zvarritja procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian po lëkund besueshmërinë ndaj Unionit, dhe paraqet kërcënim për demokracinë në Ballkan. Kjo u tha nga Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e nismës SHBA-Karta e Adriatikut.

Në këtë tubim kushtuar stabilitetit në rajon si dhe ngritjes së ndërgjegjësimit dhe gatishmërisë për mbrojtje kolektive kundër kërcënimeve nga jashtë, Pendarovski theksoi nevojën për shpejtimin e procesit integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian.

Komandanti i Komandës së Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Christopher Cavoli tha se pushtimi rus i Ukrainës tregon vlerën dhe rëndësinë e sigurisë kolektive dhe integritetit kolektivo-territorial.

Pjesëmarrësit e konferencës kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak dhe për ruajtjen dhe forcimin e sigurisë në rajon.

“Për fat të keq, zvarritja e integrimit evropian, për arsye të ndryshme, praktikisht në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, po lëkund besueshmërinë e Bashkimit Evropian. Ritmi i ngadaltë i procesit të integrimit në Union është një nga kërcënimet për demokracinë në Ballkan. Disa sondazhe të opinionit publik tregojnë se mbështetja për organizatat dhe vendet me orientim perëndimor është në rënie dhe për herë të parë pas tre dekadash po rritet mbështetja për disa organizata të tjera rajonale dhe modele të tjera të menaxhimit”, theksoi Pendarovski në konferencën e komandës së forcave amerikane në Evropë dhe shefave të ushtrive të shteteve anëtare të Kartës Adriatikut (A-5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat