Konventa evropiane e policëve: Maqedonia e Veriut përballet me sukses me kontrabandistët e emigrantëve

Maqedonia

Konventa evropiane e policëve: Maqedonia e Veriut përballet me sukses me kontrabandistët e emigrantëve

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 22:17
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga drejtori i Byrosë për siguri publike, Sasho Tasevski, më 26 dhe 27 shtator, në selinë e Europolit në Haga, Holandë, ka marrë pjesë në Konventën evropiane të shefave të policive 2023, e imagjinuar si një panel diskutimi mbi temat aktuale që sfidojnë vendet e Evropës.

Krimi i organizuar si faktor destabilizimi i shoqërisë sonë, ritmet dinamike të vlerësimit të krimit kibernetik, si dhe sfidat e migrimit të paligjshëm ishin temat kryesore të diskutimit gjatë konventës dyditore.

Në kuadër të Konventës evropiane, drejtori Tasevski, siç informojnë nga MPB-ja, ka realizuar takim bilateral me drejtoreshën ekzekutive të Europolit, Katrin De Ball, ku është diskutuar për bashkëpunimin aktual të suksesshëm strategjik dhe operacional në mes të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Europolit. De Bol e theksoi suksesin në luftën kundër kontrabandës së emigrantëve duke pasur parasysh fluksin e reduktuar të emigrantëve të paligjshëm nëpër territorin e RMV-së. Drejtori Tasevski i shpjegoi mënyrat se si policia maqedonase përballet me kontrabandimin e emigrantëve dhe falënderoi Europolin për mbështetjen operative që marrim në luftën kundër trafikut ilegal të drogës dhe luftën kundër terrorizmit. De Bol dhe Tasevski theksuan se në të ardhmen do të punojnë në forcimin e bashkëpunimit operativ dhe strategjik.

Drejtori Tasevski realizoi takime bilaterale edhe me drejtorët e policive të Republikës së Sllovenisë, Republikës së Kroacisë dhe Republikës së Serbisë. Në takime, është bvënë theksi tek flukset e fundit të emigrantëve, përfaqësimi territorial i Fronteksit, qasja e përbashkët për parandalimin e kontrabandës së emigrantëve, si dhe përpjekjet e rajonit për të vënë nën kontroll grupet e organizuara kriminale, të cilat paraqesin një kërcënim për sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konkluzioni i përbashkët ishte se bashkëpunimi është në një nivel të lakmueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat