LSDM: Me shpërndarjen e re të buxhetit do të sigurohen mjete për paga më të larta

Maqedonia

LSDM: Me shpërndarjen e re të buxhetit do të sigurohen mjete për paga më të larta

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 10:30
Foto ilustrim

Rritja e pagave dhe pensioneve, më shumë mjete për subvencione në bujqësi, për shëndetësi dhe arsim sigurohen nga ndarja e re buxhetore, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Sigurojmë 4,25 miliardë denarë shtesë për rritjen e pagave në sektorin publik dhe për pagesën e K-15.

Për harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale gjatë vitit 2023 janë ndarë 480 milionë denarë.

3,5 miliardë denarë shtesë janë siguruar për 336 mijë pensionistë për rritje të pensioneve për rreth gjashtë për qind, duke filluar nga shtatori i këtij viti.

Sa i përket subvencioneve bujqësore, 800 milionë denarë shtesë janë ndarë për subvencione për qumësht, prodhimtari blegtorale, pjesërisht dhe paradhënie të fermerëve për prodhimtari bimore dhe blegtorale”, thonë nga LSDM.

Fonde shtesë, shtojnë nga atje, janë planifikuar edhe për ushqimin e studentëve, bursa shkollore dhe studentore, si dhe për blerjen e ilaçit Trikafta, për sensorë digjitalë për matjen e diabetit.

Nga atje theksojnë se më shumë fonde janë planifikuar edhe për masën “TVSH-ja Ime”, për shkak të rritjes së kufirit të rimbursimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat