Rexhepi: Shkëmbimi i përvojave në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës me rëndësi për vendin

Maqedonia

Rexhepi: Shkëmbimi i përvojave në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës me rëndësi për vendin

Më: 28 shtator 2023 Në ora: 22:03
Bekim Rexhepi

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi mori pjesë në simpoziumi ndërkombëtar “Interdiciplina e logjistikës dhe trafikut” e organizuar nga Qendra shkollore e autokomunikacionit “Boro Petrushevski” në Shkup.

Ai theksoi se simpoziume të tilla janë të rëndësishme dhe janë të mirëseardhura pasi që ndihmojnë në shkëmbimin e përvojave në fushën e trafikut, transportit dhe logjistikës.

“Politika e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve është miratimi i masave për zhvillim të qëndrueshëm në transport, për një sistem efikas të transportit dhe logjistikës, i cili është parakusht për rritjen ekonomike, mirëqenien sociale dhe uljen e varfërisë tha Rexhepi. Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend kandidat për në Bashkimin Evropian, e cila po zhvillon negociata me BE-në, përshtat legjislacionin e BE-së”.

“Ne po vëmë në përdorim një sistem transporti inteligjent në korridorin 10, i cili është i një rëndësie jetike për rritjen e sigurisë dhe trajtimin e problemeve që lidhen me emetimet e dëmshme, pra gazrat e shkarkimit nga automjetet dhe bllokimin e trafikut dhe do të kontribuojnë në transport më efikas dhe më të qëndrueshëm. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve tashmë ka përgatitur Ligjin për Agjencinë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, i cili është në harmoni me institucionet tjera dhe do t’i dorëzohet Qeverisë për miratim dhe procedurë të mëtutjeshme legjislative sa më shpejt që të jetë e mundur”, përfundoi zëvendësministri Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat