Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Kovaçevski të tërheq ligjin për amnisti

Maqedonia

Lidhja Demokratike e Maqedonisë: Kovaçevski të tërheq ligjin për amnisti

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 11:31
Lidhja Demokratike

Lidhja Demokratike kërkon nga kryeministri Dimitar Kovaçevski tërheqjen e projektligjit të ri për amnisti, sepse ky ligj është pazar politik mes partnerëve të koalicionit LSDM, BDI dhe Aleancës së Shqiptarëve dhe vazhdimësi e ndryshimeve të fundit në Kodin Penal me të cilat u sulmua brutalisht rendi juridik.

“Zoti Kovaçevski, mos u mërzitni të shkruani amendamente në ligjin e propozuar nga Qeveria që ju drejtoni. Do të ketë mijëra amendamente dhe të jeni të sigurt që ligji nuk do të kalojë.

Meqë ra fjala, a e dini se si dukeni tani me shpalljen e amendamentit? Ju po i dërgoni një mesazh opinionit: Unë kam mendimin tim, por nuk jam dakord me të”, thuhet në reagimin e DS-së.

Nga lidhja Demokratike theksojnë se Qeveria e shkatërroi sistemin e sundimit të ligjit dhe e kërcënon integrimin evropian të Maqedonisë.

“Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian që të ndërtojë një qëndrim të qartë në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal, të cilat ulin dënimet për zyrtarët, si dhe ligjin e fundit të propozuar për amnisti, i cili do të amnistojë personat që kryejnë krime të rënda”, shtojnë nga atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat