Maqedoni, hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Maqedonia

Maqedoni, hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

“Pyjet nacionale” informojnë se në bazë të kërkesës së tyre nga 27 shtatori, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dha leje për heqje të ndalesës së pjesëshme për lëvizje në pyll, për shkak të vlerësimit se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore.

Heqja e ndalesës së pjesëshme për lëvizje në pyll hynë në fuqi prej sot.

Siç bëjnë të ditur nga ndërmarrja, me shkrim janë njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia pyjore, Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjyeti, mediat, si dhe njësitë rajonale në kuadër të ndërmarrjes publike.

Ndalesa e pjesshme për lëvizje në pyll dhe tokë pyjore hyri në fuqi më 17 korrik të këtij viti në bazë të kërkesës nga “Pyjet nacionale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat