MASH Maqedoni: Kartelat pagesore të dedikuara për racion të subvencionuar të studentëve mund të merren edhe të shtunën

Maqedonia

MASH Maqedoni: Kartelat pagesore të dedikuara për racion të subvencionuar të studentëve mund të merren edhe të shtunën

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se kartelat e dedikuara të pagesës për shfrytëzimin e mjeteve financiare për racionin e subvencionuar të studentëve, studentë që plotësojnë kushtet për realizimin e kësaj të drejte, do të mund t’i mbledhin në filialet e Bankës Sparkase gjatë ditës së nesërme, të shtunën (30.09.2023).

MASH ju bën apel të gjithë studentëve që ende nuk kanë vepruar në përputhje me udhëzimet e dhëna, që ta bëjnë këtë dhe të shkojnë në filialin që janë njoftuar se do t’u lëshojnë kartelën.

Shfrytëzimi i mjeteve financiare për blerjen e ushqimeve në markete, furra buke, restorante dhe persona të tjerë juridikë që prodhojnë, përgatisin ose shesin ushqime, fillon nga e hëna, pra me fillimin e vitit të ri akademik 2023-2024.

Përkujtojmë se aplikimi për këtë të drejtë për kandidatët që kanë fituar statusin e studentit në vitin akademik 2023/2024 zgjat deri më 2 tetor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat