LSDM: Mickoski është anti-BE, ndërsa OBRM-PDUKM-ja është anti-perëndimore

Maqedonia

LSDM: Mickoski është anti-BE, ndërsa OBRM-PDUKM-ja është anti-perëndimore

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 10:13
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Hristijan Mickoski është anti Bashkimit Evropian, dhe OBRM-PDUKM është parti anti-perëndimor. ”

Nga LSDM thonë se Mickoski dhe OBRM-PDUKM, pa argumente mundohen të bllokojnë vazhdimin e rrugës evropiane të shëtit dhe anëtarësimin në BE.

“OBRM-PDUKM nuk mbështet asnjë vendim për integrimin Evropian dhe kanë bërë gjithçka për të rrezikuar të ardhmen evropiane. Mickoski ka organizuar protestë të dhunshme kundër propozimit Evropian, përhapjen e histerisë për gjoja bullgarizim dhe asimilim.

OBRM-PDUKM ka shpërndarë gënjeshtra se gjuha maqedonase mund të jetë dialekt bullgar, dhe se ato se ato nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjes FRONTEX, si marrëveshje e parë e nënshkruar në gjuhën maqedonase”.

“Mickoski dhe OBRM-PDUKM nuk e mbështesin as Marrëveshjen e Prespës as anëtarësimin në NATO. Mickoski është i vetmi politikan i cili nuk e duartrokitën ratifikimin e anëtarësimit në NATO. Për 11 vjet, OBRM-PDUKM ka mbajtur shtetin të izoluar, jashtë BE dhe NATO, dhe sot është frena kryesore për integrimet evropiane”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat