Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandimin e motoçikletave dhe mallrave tjerë

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë parandalon kontrabandimin e motoçikletave dhe mallrave tjerë

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 10:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtoria e Doganave e RMV-së ka parandaluar tentimin për kontrabandim të motoçikletave të përdorura dhe mallrave tjerë, të cilat një shtetas i RMV-së ka tentuar t’i fus pa deklarim doganor.

Siç thonë nga Drejtoria Doganore, një importues maqedonas ka tentuar të kontrabandojë mall në vlerë prej 473.632 denarë në mesin e mallrave të deklaruara për doganim.

“Në mesin e mallit të padeklaruar ka katër motoçikleta të përdorura në vlerë prej 392.285 denarë, si dhe një spërkatës, një makinë trap, goma për biçikleta kryq, goma me buzë alumini, një kasafortë metalike, një pistoletë pneumatike, një skarë dhe bobina të zorrëve të gomës. me vlerë 81.347 denarë”.

“Mallrat e padeklaruara janë sekuestruar, ndërsa importuesi do të akuzohet për veprën penale të kontrabandës sipas nenit 278 të Kodit Penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat